Sunday, December 14, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniNë Qafethanë bllokohen 26 tonë mish nga Brazili

Në Qafethanë bllokohen 26 tonë mish nga Brazili

Agjencia për Ushqim dhe Veterinari ka bërë të ditur se në pikën kufitare Qafë Thanë është bllokuar një sasi prej më shumë se 26 tonësh mish pule të ngrirë me origjinë nga Brazili. Sipas njoftimit zyrtar, inspektorët e AUV-së kanë konstatuar mospërmbushje të kushteve ligjore për import, ndaj dërgesa është kthyer mbrapsht në shtetin eksportues.

Bëhet fjalë për një ngarkesë me 2.167 paketime, secila nga 12 kilogramë mish pule të ngrirë pa kockë. Pas marrjes së vendimit për ndalim importi nga veterinerët zyrtarë të AUV-së, ngarkesa nuk është lejuar të futet në vend dhe është rikthyer në Brazil.

Vendimi për ndalim është marrë pasi kjo dërgesë ka qenë në kundërshtim me masat e vendosura më herët për ndalimin e importit të kafshëve të gjalla, si dhe produkteve dhe nënprodukteve me origjinë shtazore nga Brazili. Këto masa janë ndërmarrë për të parandaluar përhapjen e virusit të gripit të shpendëve me patogjenitet të lartë.

Sipas vendimit në fuqi, ndalohet importimi i dërgesave që rrjedhin nga kafshë të therura, të ngarkuara apo të certifikuara para datës 1 gusht 2025, thuhet në njoftimin e Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!