Më 14.12.2025, në ora 00:46, në rrugën magjistrale Strugë – Qafë Thanë, zyrtarë policorë nga MPB- Strugë e privuan nga liria N.P. (39) nga fshati Radozhdë, qyteti i Strugës,shkruan Struga Ekspres.
Gjatë një kontrolli në komunikacionin rrugor, zyrtarët policorë ndaluan një automjet pasagjerësh “BMW” me targa të Strugës, të cilin e drejtonte ai, dhe pas marrjes së masave u konstatua se ishte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht se kishte 1,74 promil alkool në gjak.(Struga Ekspres)













