Sunday, December 14, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoni46 vjeçari mashtrohet nga një shtetas i huaj, e pëson me 28...

46 vjeçari mashtrohet nga një shtetas i huaj, e pëson me 28 mijë euro

Një banor i Gostivarit ka rënë viktimë e një mashtrimi nga një shtetas i Turqisë, për çka ka paraqitur kallëzim në polici.

Sipas deklarimit të tij, ai kishte arritur një marrëveshje me shtetasin turk për blerjen e pajisjeve industriale për përpunimin e hekurit. Pas marrëveshjes, qytetari nga Gostivari kishte kryer pagesën e shumës prej 28 mijë eurosh në disa këste. Edhe pse makineritë më vonë kanë mbërritur në Gostivar, personi nga Turqia nuk është paraqitur për t’i vënë ato në funksion, siç ishte dakorduar më herët.

Njoftimi zyrtar i MPB-së thekson se më 13.12.2025, rreth orës 14:00, në DPB Gostivar, një 46-vjeçar ka raportuar se është mashtruar nga U.D., shtetas turk. Ata ishin njohur më herët në Turqi, ku edhe kishin rënë dakord për blerjen e makinave për përpunim metali. Pas kryerjes së pagesave, makineritë janë dorëzuar, por mungesa e ardhjes së shtetasit turk për aktivizimin e tyre ka bërë që marrëveshja të mos realizohet.

Autoritetet policore kanë bërë të ditur se janë duke ndërmarrë veprime për sqarimin e plotë dhe dokumentimin e rastit.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!