Më 13.12.2025, zyrtarë policorë nga MPB- Kërçovë e privuan nga liria M.Ç. (24) nga Kavadarci, shkruan Struga Ekspres.
Gjatë një kontrolli (bastisjeje) në ambientet që ai i përdorte përkohësisht në Kërçovë, i kryer me urdhër gjykate, zyrtarët policorë gjetën dhe sekuestruan marihuanë, objekte me mbetje marihuane, një shiringë të mbushur me lëng si dhe objekte të tjera.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër personit do të parashtrohet kallëzim përkatës.
(Struga Ekspres)













