Saturday, December 13, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniLigji për përfaqësim të drejtë/ Sali: Urime për këtë arritje historike!

Ligji për përfaqësim të drejtë/ Sali: Urime për këtë arritje historike!

Ligji për përfaqësim të drejtë/ Sali: Urime për këtë arritje historike!

Kryetari i Alternativës dhe njëri nga liderët e VLEN, Bekim Sali përmes një postimi në rrjetet sociale ka komentuar vlerësimin pozitiv të Komisionit të Venecias për Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat.
Sipas tij, ky akt përbën një konfirmim të rëndësishëm se Qeveria VLEN po adreson përmes zgjidhjeve ligjore çështje të bartura për dekada.
“Edhe pse Ligji për përfaqësim adekuat buron nga dispozitat e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, për më shumë se dy dekada nuk është përmbyllur nga strukturat që kanë qenë në pushtet gjatë kësaj periudhe. Sikurse u arrit zgjidhja institucionale për çështjen e Medresesë, tashmë po finalizohet edhe ky ligj, i cili synon të sigurojë transparencë, barazi dhe parandalim të keqpërdorimeve në proceset e punësimit, avancimit dhe përfaqësimit të drejtë në institucionet publike”, ka thënë Sali.
Qeveria VLEN, shton ai mbetet e përkushtuar ndaj realizimit të premtimeve të dhëna dhe mbylljes së të gjitha çështjeve të hapura përmes mekanizmave ligjore dhe institucionale.
“Urime për këtë arritje historike!”, ka shkruar Sali.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!