Sonte, në cilësinë e këshilltarit të Veleshtës në Këshillin Komunal të Strugës, pata nderin të përfaqësoj mbledhjen ku me votë unanime, për kryetar të Bashkësisë Lokale Veleshtë u zgjodh z. Axhi Shehu.
Me këtë rast, shpreh falënderimet e mia të sinqerta për z. Vait Vlashi dhe z. Baki Kupa për punën dhe angazhimin e tyre deri më tani në shërbim të komunitetit tonë.
Po ashtu, z. Shehu dhe bashkëqytetarëve të mi të Veleshtës u garantova se mbështetja ime do të jetë e plotë dhe pa rezerva për çdo projekt dhe nismë që ka për qëllim të mirën dhe zhvillimin e Veleshtës. Ftoj të gjithë veleshtarët, pa dallim bindjeje politike, t’i bashkohen z. Axhi Shehu në këtë rrugëtim katërvjeçar, të bëhen pjesë e këtij angazhimi të përbashkët dhe së bashku të punojmë për një Veleshtë më të zhvilluar, më të fortë dhe më të bashkuar.
Me respekt,
Eugen Shej















