Tuesday, December 9, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniVLEN: Zeqirija Ibrahimi jep dorëheqje nga pozita e kryetarit të Alternativës. Në...

VLEN: Zeqirija Ibrahimi jep dorëheqje nga pozita e kryetarit të Alternativës. Në vend të tij zgjidhet deputeti Bekim Sali

VLEN: Zeqirija Ibrahimi jep dorëheqje nga pozita e kryetarit të Alternativës. Në vend të tij zgjidhet deputeti Bekim Sali

Sonte, në mbledhjen e Kuvendit Qendror të Alternativës, kryetari Zeqirija Ibrahimi, e ka ofruar dorëheqjen nga pozita e kryetarit të partisë dhe ky organ i partisë e ka pranuar këtë dorëheqje.
Arsyet e kësaj dorëheqjeje ai i ka elaboruar para kuvendarëve në mbledhje, por edhe publikisht në profilin e tij në Facebook. Sipas tij, kjo dorëheqje vjen vetëm për shkak të bindjeve të tij politike, duke konsideruar se sot VLEN-it i duhet një projekt i ri politik, një vizion i ri, një kauzë e re politike, por edhe një lidership i ri, për çka ai mendon se nuk mund të ofrojë më shumë në këtë drejtim nga ky pozicion dhe prandaj është shprehur se dëshiron të jetë shtegu për energjinë e re që e kërkon ky proces.
Në funksion të unifikimit të VLEN-it, një proces që do të vazhdojë edhe ditëve në vijim, Zeqirija Ibrahimi tashmë ka ofruar një propozim dhe liderët tashmë po e shyqrtojnë si opsion.
Me këtë rast për ushtrues detyre i kryetarit të Alternativës është zgjedhur deputeti Bekim Sali, i cili është edhe është nominuar edhe për pozitën e zëvendëskryeministrit të parë në qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!