Gashi: Lufta kundër korrupsionit është mision kombëtar, jo vetëm detyrim ligjor
Kryeparlamentari Afrim Gashi, në Ditën Ndërkombëtare kundër Korrupsionit ka dhënë një mesazh të fuqishëm, duke theksuar se kjo ditë nuk është vetëm simbolike, por një kujtesë serioze për rëndësinë e ndërtimit të institucioneve të pastra dhe me integritet.
Në postimin e tij në Facebook, Gashi theksoi se e ardhmja e një vendi varet drejtpërdrejt nga aftësia për të ndërtuar institucione me përgjegjësi dhe llogaridhënie, duke nënvizuar se korrupsioni nuk luftohet vetëm me ligje, por me kulturë integriteti dhe shembull personal.
Ai potencoi se beteja kundër korrupsionit kërkon përgjegjësi politike, ndërgjegje qytetare dhe refuzim të indiferencës, duke shtuar se drejtësia, transparenca dhe integriteti nuk duhet të jenë aspirata abstrakte, por mënyra e vetme e funksionimit të shtetit.













