Tuesday, December 9, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniDurmishi: Për një vit kemi bërë 2500 punësime dhe 800 avancime!

Durmishi: Për një vit kemi bërë 2500 punësime dhe 800 avancime!

Durmishi: Për një vit kemi bërë 2500 punësime dhe 800 avancime!

Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi në emisionin “Debat në Shenja”, sa i përket deklaratave të funksionarëve të koalicionit VLEN se ata kanë bërë 2500 punësime dhe 800 avancime, deklaroi se ky numër i përmendur nuk është lidhur me një konkurs të vetëm dhe me një institucion por me komplet kabinetin qeveritar.
“Ne kemi thënë se për komplet vitin kalendarik 2025 kemi bërë 2500 punësime dhe 800 avancime dhe kemi kërkuar nga oponenti jonë politik që për aq sa kemi bërë ne për një vit ata le ta marrin një mandat dhe le t’i bëjmë përllogaritjet dhe do t’ju tregojmë se nuk e kanë këtë arritje të cilën e kemi bërë ne”, tha Durmishi.
Ai tha se përskaj kësaj kanë bërë ndryshim në ligjin për të gjithë të punësuarit në institucionet ku do të jenë të mbuluar me ligj dhe nuk do të ndikon politika në avancimet e tyre, ndërsa shtoi se ky ligj hyn në fuqi nga janari i vitit 2026.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!