Zëvendëskryeministri Fetai mirëpritet nga miku i tij, ambasadori i Kosovës në Uashington Ilir Dugolli
Zëvendëskryeministri për qeverisje të mirë, Arben Fetai ka takuar ambasadorin e Republikës së Kosovës në Uashington, Ilir Dugolli.
Takimi është zhvilluar në hapësirat e kësaj ambasade, ku është biseduar për situatën aktuale në rajon, si dhe forcimin e bashkëpunimit mes vendeve tona dhe koordinimin më të mirë të politikave në arenën ndërkombëtare.
“Në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Uashington u mirëpritëm nga miku im, ambasadori Ilir Dugolli, me të cilin biseduam për situatën aktuale në rajon, si dhe për forcimin e bashkëpunimit mes vendeve tona dhe koordinimin më të mirë të politikave në arenën ndërkombëtare. Ky bashkëpunim mbetet thelbësor për të gjithë ne, një partneritet që na obligon të punojmë me seriozitet dhe që na jep forcë për të avancuar interesat e përbashkëta, stabilitetin dhe zhvillimin e Ballkanit Perëndimor kudo që përfaqësohemi”, shkruan në një postim në Fejsbuk, zëvendëskryeministri Fetai.















