Janë gjetur dhe sekuestruar 62 pako me marihuanë gjatë kontrollit të një automjeti në rajonin e Strugës, pason kallëzimi përkatës.
Sot (08.12.2025) në orën 07:05, në rrugën magjistrale Strugë–Qafethanë, pranë fshatit Frëngovë të Strugës, oficerë policorë nga Stacioni Policor-Frëngovë, në kuadër të Qendrës Rajonale për Punë Kufitare Perëndim, kanë privuar nga liria A.T. (46) nga Republika e Shqipërisë. Gjatë kontrollit të kryer në automjetin me targa të Strugës që ai drejtonte, janë gjetur tre çanta me 62 pako marihuanë.
Prokurori publik është njoftuar, droga është sekuestruar dhe A.T. është ndaluar në stacionin policor. Pas dokumentimit të plotë të rastit, SPB-Strugë do të paraqesë kallëzim përkatës.













