Ministria e Punëve të Brendshme njofton se sot në orën 07:00 në SPB Shkup është marrë një raport për një person të pajetë të gjetur para poliklinikës “Çento”.
Sipas informacioneve, rreth orës 06:00 para objektit është zbuluar trupi i pajetë i E.E. (44) nga Shkupi.
Ekipi mjekësor që u paraqit në vendngjarje konstatoi se nuk vëreheshin shenja të dhunës.
MPB njofton se me urdhër të prokurorit publik, trupi është dërguar për autopsi në mënyrë që të përcaktohet shkaku i vdekjes.













