Egzon Xhaferri zgjidhet kryetar i ri i BL
-Frengovë
Sonte, banorët e Frengovës zgjodhën Egzon Xhaferrin si kryetarin e ri të Bashkësisë Lokale- Frëngovë.
Procesi i votimit u karakterizua nga pjesëmarrja e lartë e qytetarëve dhe një atmosferë e rregullt demokratike.
Kryesia e sapozgjedhur do të përbëhet nga 9 anëtarë, të cilët do të punojnë së bashku me kryetarin Xhaferri për të adresuar nevojat dhe prioritetet e komunitetit.
Anëtarët e rinj të kryesisë janë:
Egzon Xhaferri -kryetar
Rami Sinani- sekretar
Petrit Emini-arkëtar
Ardijan Muharremi- anëtar
Ajrush Gega
Faton Musai
Artan Beqiri
Fitni Shabani
Ardit Haruni
Banorët shprehën pritshmëri të mëdha për mandatin e ri, duke theksuar rëndësinë e transparencës dhe projekteve zhvillimore. Egzon Xhaferri u shpreh mirënjohës për besimin e dhënë dhe premtoi angazhim të vazhdueshëm në shërbim të komunitetit të Frengovës.
(Struga Ekspres)

















