Saturday, December 6, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniASH-ja e Selës mbështet protestën

ASH-ja e Selës mbështet protestën

Aleanca për Shqiptarët, krahu i Ziadin Selës, ka shprehur mbështetje të plotë për protestën e paralajmëruar më 13 dhjetor në Sheshin “Skënderbeu” në Shkup, e cila synon të kërkojë drejtësi për drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që aktualisht mbahen në paraburgim.

Partia u bën thirrje anëtarëve, simpatizantëve dhe gjithë qytetarëve shqiptarë, pa dallime partiake, që t’i bashkohen protestës masive. Sipas Aleancës, akuzat e ngritura ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së përbëjnë përpjekje për të “njollosur luftën e pastër çlirimtare të popullit shqiptar”.

“Çdo shqiptar që e ndjen dhe e do lirinë duhet ta shohë këtë si një kauzë mbarëkombëtare,” theksohet në deklaratë, duke shtuar se pjesëmarrja në protestë është një “obligim moral” në mbrojtje të dinjitetit dhe historisë së shqiptarëve.

Aleanca për Shqiptarët nënvizon se kërkesa për drejtësi nuk është betejë politike, por një çështje që i prek të gjithë shqiptarët, përfshirë ata që sipas partisë po mbahen padrejtësisht në burg.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!