Friday, December 5, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiSHFK,“Vëllezërit Milladinov”-Strugë shpallen kampion absolut në volejboll (FOTO)

SHFK,“Vëllezërit Milladinov”-Strugë shpallen kampion absolut në volejboll (FOTO)

Në palestrën sportive të shkollës fillore “Vëllezërit Milladinov” në Strugë u mbajtën sot garat komunale shkollore në volejboll, ku morën pjesë pesë shkolla të komunës, me ekipe vajzash dhe djemsh.

Në aktivitet u përfshinë shkollat: “Vëllezërit Milladinov” dhe “Josip Broz Tito” nga Struga, “Yahya Kemal”, “Aki Dika” nga Livadhi si dhe “Goce Dellçev” nga Podgorci. Ndeshjet u karakterizuan nga rivalitet i fortë, organizim i mirë dhe paraqitje të shkëlqyer të të rinjve sportistë.

Pas një serie përballjesh , ShKF “Vëllezërit Milladinov” doli kampion në të dy kategoritë, duke siguruar vendin e parë si me ekipin e vajzave, ashtu edhe me atë të djemve. Suksesi vjen nën udhëheqjen e profesor Betim Shabani, me asistencën e profesor Hynor Dauti.

(Struga Ekspres)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!