Sot është mot i vranët i shoqëruar me reshje shiu, të cilat në rajonet jugore do të jenë më intensive, duke kaluar mbi 40 litra për metër katror brenda ditës. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriu. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga 6 deri në 10 gradë, ndërsa ato ditore do të jenë mes 8 dhe 12 gradëve Celsius.
Edhe në Shkup do të mbajë mot me vranësira dhe reshje shiu. Era do të jetë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të zbresë në 7 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 11 gradë Celsius.













