Kryetari i komunës së Çairit dhe njëri nga liderët e VLEN, Izet Mexhiti në emisionin “1+1” në TVM2 ka thënë se nuk ka ndonjë garë brenda VLEN-it se kush mund ta marrë drejtimin e saj dhe deri tani u dëshmua se subjekti nuk është i lidhur për pozicione.
“VLEN është dëshmuar edhe me këtë formacion, sepse te shqitarët janë mësuar kryesisht deri tash me bajraktakrizma dhe VLEN po e thyen këtë paragjykim, se nuk është me rëndësi individi, por ideja, platforma dhe VLEN ka dalë fitues edhe pa pasur një njeri të parë”, tha ai.
Duam të rikthehemi fuqishëm në Gostivar dhe Vrapçisht
Sipas Mexhitit, gara kryesore është Gostivari dhe Vrapçishti, platforma, ideologjia, pikat ku do të përqendrohet VLEN në të ardhmen dhe në kuadër të kësaj është formati se si do duket udhëheqësia e re.
“Prioritet tani janë zgjedhjet në Gostivar dhe Vrapçisht ku duam të rikthehemi fuqishëm dhe Gostivari dhe Vrapçishti të bashkohen me fitimtarët dhe fitoren dhe njerëzit që duan të punojnë për qytetarin dhe jo të shndërrohen në terren eksperimental politik për opozitën shqiptare”, ka thënë ai.
Sali dhe Hoxha, frymë e re në ekzekutivin e VLEN-it
Lidhur me emërimet e reja në krye të ministrive, Mexhiti tha se kemi të bëjmë me plotësime të vendeve vakante, ku zëvendëkryeministër i parë do të jetë Bekim Sali, njëherësh edhe ministër për Çështje Evropiane (në vend të Orhan Murtezanit) që është një frymë e re, ndërsa ministër i Ekologjisë do jetë Muhamet Hoxha i cili ka përvojë institucionale, rreth 10 vite ka qenë zëdhënës i qeverisë dhe do të jetë një impuls i ri për ekzekutivin e VLEN-it.
Lidhur me atë se cilët deputetë nga opozita negociojnë me pushtetin, Mexhiti madje me përgjigje se ka lëvizje të shumta.
“Ka lëvizje të shumta, nga struktura poshtë, nëpër organe partiake deri te pozitat më të larta”, ka nënvizuar Mexhiti.













