28 Nëntori është dita jonë kombëtare, dhe flamuri shqiptar është shenjë e identitetit dhe krenarisë tonë. Nuk ka asnjë arsye që përfaqësuesit shqiptarë të ndihen të detyruar të kërkojnë falje ndaj kryeministrit për shfaqjen e flamurit dhe festimin e ditës më të rêndësishme të kombit tonë, gjë që është shumë normale dhe legjitime.
Fenomeni i “kërkim faljeve tek Kryeministri pas çdo feste kombëtare apo kremtimi të ngjarjeve simbolike për kombin tonë” nga përfaqësuesit shqiptar lokal dhe qëndror është i dëmshëm dhe krijon presion të panevojshëm ndaj dinjitetit tonë kombëtar. Pse duhet të nxiten debate vetëm kur bëhet fjalë për ngjarje që lidhen me shqiptarët dhe jo me komunitetet e tjera? Ne respektojmë simbolet dhe traditat e të gjithë komuniteteve, por kjo nuk na obligon të kufizohemi në shprehjen e identitetin tonë.
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut duhet të trajtohen me standarde të barabarta dhe ne nuk duhet kurrsesi të biem në grackën që dikush të na kufizojë lirinë ose hapësirën tonë për të festuar me krenari dhe dinjitet.
Arment Reçi













