Thursday, December 4, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiSot, 24 vendime pune marrin punonjësit e Dializës së Strugës

Sot, 24 vendime pune marrin punonjësit e Dializës së Strugës

Sot është një ditë e veçantë për institucionin tonë shëndetësor!

Me shumë kënaqësi dhe krenari ndamë 24 vendime pune me afat të pacaktuar për 24 punonjës të përkushtuar – mjekë, infermiere, ndihmës-infermiere, pastruese dhe punëtorë teknikë. Për disa prej tyre, kjo është një ëndërr që kanë vite që e presin. Sot, ajo u bë realitet.

Këta profesionistë, që deri dje punonin me kontrata të përkohshme, sot morën sigurinë dhe vlerësimin që meritojnë. Ne iu urojmë punë të mbarë dhe shumë suksese në rrugëtimin e tyre të ardhshëm brenda institucionit tonë.

Kemi përmbushur një premtim të dhënë dhe nuk do të ndalemi këtu! Do të vazhdojmë të zgjerojmë ekipin tonë shëndetësor dhe me përkushtim të punojmë për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për të gjithë pacientët tanë.

Sepse bashkë jemi më të fortë, më të shërbyeshëm dhe më pranë çdo njeriu që ka nevojë për kujdes shëndetësor.

Jetmir Ziba – Drejtor i ISHP Spitali i Specializuar i Nefrologjisë në Strugë

– – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – –

Денес е посебен ден за нашата здравствена установа!

Со големо задоволство и гордост доделивме 24 решенија за вработување на неопределено време за 24 посветени вработени – лекари, медицински сестри, помошни сестри, хигиеничарки и технички работници. За некои од нив, ова е сон што со години го очекуваат. Денес тој стана реалност.

Овие професионалци, кои до вчера работеа со привремени договори, денес ја добија сигурноста и вреднувањето што го заслужуваат. Им посакуваме успешна работа и многу успеси на нивниот понатамошен пат во нашата установа.

Го исполнивме даденото ветување и тука нема да застанеме! Ќе продолжиме да го прошируваме нашиот здравствен тим и посветено да работиме на подобрување на здравствените услуги за сите наши пациенти.

Зашто заедно сме посилни, поуслужни и поблиску до секој човек кој има потреба од здравствена заштита.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!