Thursday, December 4, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniMela priti Aggelerin: Ambasada e SHBA-së e gatshme të mbështesë iniciativat që...

Mela priti Aggelerin: Ambasada e SHBA-së e gatshme të mbështesë iniciativat që forcojnë institucionet lokale

Mela priti Aggelerin: Ambasada e SHBA-së e gatshme të mbështesë iniciativat që forcojnë institucionet lokale

Kryetari i Komunës së Dibrës, Fisnik Mela, realizoi sot takim pune me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoninë e Veriut, Angela Aggeler. Kjo vizitë shënon njëherësh vizitën e parë zyrtare të një ambasadoreje në mandatin e sapofilluar të kryetarit Mela.

“Vizita e ambasadores përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit mes Komunës së Dibrës dhe institucioneve amerikane që veprojnë në vend”, ka thënë Mela.

Në takim Mela ka prezantuar projektet prioritare të komunës, me theks të veçantë në zhvillimin ekonomik lokal, investimet infrastrukturore, promovimin e turizmit si dhe iniciativat për përmirësimin e shërbimeve publike. Ai ka theksuar mes tjerash rëndësinë e mbështetjes ndërkombëtare në proceset zhvillimore dhe vuri në pah potencialin e madh që Dibra ofron në shumë fusha.

“Shkëlqesia e saj, znj. Aggeler, shprehu vlerësimin për vizionin e komunës dhe përkushtimin e saj në avancimin e projekteve që ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e jetës së qytetarëve, duke theksuar gatishmërinë e ambasadës së SHBA-së për të mbështetur iniciativat që forcojnë institucionet lokale dhe zhvillimin e qëndrueshëm”, është thënë në takim.

Takimi u mbyll me zotimin për të vazhduar bashkëpunimin dhe për të eksploruar mundësi të reja partneriteti në fusha me interes të përbashkët.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!