Kurtishi priti drejtorin e Postës Shqiptare, Etjen Xhafaj: Në fokus forcimi i bashkëpunimit mes dy institucioneve
Drejtori i Postave të Maqedonisë së Veriut, Orhan Kurtishi sot në Shkup ka pritur drejtorin e përgjithshëm të Postës Shqiptare, Etjen Xhafaj dhe ekipin e tij.
Në takim është diskutuar mbi forcimin e bashkëpunimit mes dy institucioneve, me fokus avancimin e shërbimeve postare dhe modernizimin e proceseve tona.
Postimi i plotë i Kurtishit
“Sot në hapësirat e Drejtorisë së Postës së Maqedonisë së Veriut në Shkup, patëm kënaqësinë të presim në takim Drejtorin e Përgjithshëm të Postës Shqiptare, z. Etjen Xhafaj dhe ekipin e tij.
Gjatë takimit diskutuam mbi forcimin e bashkëpunimit mes dy institucioneve, me fokus në avancimin e shërbimeve postare dhe modernizimin e proceseve tona.
Besojmë se ky bashkëpunim do të krijojë kapacitetin e nevojshëm për të adresuar sfidat me të cilat po përballet sistemi postar në mbarë rajonin, duke sjellë zgjidhje më efikase dhe shërbime më cilësore për qytetarët”, ka thënë drejtori Kurtishi.













