Thursday, December 4, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniKamerat e sistemit “Safe City” kapin shoferin që voziste me 231 km/h

Kamerat e sistemit “Safe City” kapin shoferin që voziste me 231 km/h

Kamerat e sistemit “Safe City” e regjistruan “rekorderin” në ngasje me shpejtësi, 231 km/h, në unazën e Shkupit më 1 dhjetor, zbuloi shefja e Sektorit për Çështje të Komunikacionit në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Maja Arsovska Manov për Telma.

Sipas saj, të dhënat e marra vetëm për tre ditë nga lëshimi testues i sistemit e konfirmojnë nevojën për vendosjen në funksion të këtij sistemi, me qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion.

Për rikujtim, sistemi “Qyteti i Sigurt”, në periudhën e parë të testimit, për 24 orë më 1 dhjetor ka regjistruar 110 mijë kundërvajtje, ndërsa sipas informacioneve të MPB-së, më 2 dhjetor janë regjistruar gjithsej 50.652 kundërvajtje, që paraqet përgjysmim të numrit të shkeljeve të regjistruara. Prej tyre, 48.861 janë kundërvajtje për shpejtësi, 1.366 për semafor të kuq dhe 425 për automjete të paregjistruara.
Më së shumti – 4.300 kundërvajtje për tejkalim të shpejtësisë janë regjistruar në dalje të Shkupit drejt Tetovës, si dhe në bulevardin “Nikolla Karev” – 3.000 kundërvajtje.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!