Gashi në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit: Korrupsioni luftohet me integritet dhe përgjegjësi
Kryeparlamentari, Afrim Gashi, ka marrë pjesë në ngjarjen solemne të organizuar nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), me rastin e Ditës Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit.
Në një postim në Facebook, Gashi ka theksuar se korrupsioni nuk përbën vetëm shkelje të ligjit, por është një “plagë shoqërore” që dëmton demokracinë, pengon zhvillimin dhe ua heq qytetarëve shpresën për të ardhmen.
Ai ka riafirmuar mbështetjen e plotë të Parlamentit për punën e KSHPK-së dhe për proceset e reformave, duke përfshirë Strategjinë e re Nacionale për Parandalimin e Korrupsionit 2026–2030.
“Sfida kundër korrupsionit kërkon integritet, përgjegjësi dhe refuzim të indiferencës. Vetëm me institucione të forta dhe qytetarë aktivë mund të ndërtojmë një shtet ku drejtësia dhe ndershmëria janë standard i patjetërsueshëm”, ka theksuar Gashi.
Ai shtoi se Parlamenti do të vazhdojë të mbështesë çdo iniciativë që forcon mekanizmat e llogaridhënies dhe transparencës në institucionet shtetërore













