MPB Maqedoni njofton se më 03.12.2025, rreth orës 10:19, një 70-vjeçare nga Manastiri ka raportuar në SPB Manastir se është viktimë e një mashtrimi në vlerë prej 20,000 eurosh.
Sipas kallëzimit, një person e kishte telefonuar duke i thënë se vajza e saj kishte rënë nga shkallët, kishte thyer nofullën dhe këmbën, dhe se për trajtimin e menjëhershëm duheshin vendosur shufra ari.
Gruaja, siç thuhet në njoftim, kishte lënë shumën e parave në vendin e caktuar, por më vonë, pasi u lidh me vajzën e saj, kuptoi se kishte rënë pre e mashtrimit. MPB bën të ditur se po ndërmerren të gjitha masat për zbardhjen e rastit.













