Thursday, December 4, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniAdnan Azizi: Vazhdojmë me fitore, Gostivari gati për ndryshim më 11 janar!

Adnan Azizi: Vazhdojmë me fitore, Gostivari gati për ndryshim më 11 janar!

Liderët e VLEN-it mbrëmjen e sotme kanë zhvilluar një takim me strukturat partiake në Gostivar, si pjesë e përgatitjeve për zgjedhjet për kryetar komune, që do të mbahen më 11 janar.

Lajmin e ka bërë të ditur Adnan Azizi, shef i shtabit zgjedhor të VLEN-it në zgjedhjet e fundit lokale, i cili përmes një postimi të shkurtër në rrjetet sociale ka theksuar se koalicioni po synon fitore në këto zgjedhje.

“Vazhdojmë me fitore! Gostivari gati për ndryshim më 11 janar!”, ka shkruar Azizi.

Megjithatë, VLEN ende nuk ka zbuluar emrin e kandidatit me të cilin do të garojë për drejtimin e Komunës së Gostivarit.

Në anën tjetër, konfirmohet se Valbon Limani, i cili në zgjedhjet e kaluara garoi nën siglën e AKI-së, pritet të rikandidojë për postin e kryetarit të komunës.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!