Të nderuar prindër dhe banorë të fshatit Ladorisht,
Në emër të shkollës fillore “Ashim Agushi” – Ladorisht, ju përcjellim faljen tonë për një pasaktësi teknike të paraqitur së fundmi dhe ju sigurojmë se çështja është trajtuar me seriozitet të plotë.
Gjatë procesit të transferimit të të dhënave nga sistemi i vjetër elektronik në platformën e re, janë evidentuar disa mangësi teknike, ndër të cilat edhe gabimi lidhur me emërtimin e institucionit. Ju informojmë se ky lëshim është identifikuar dhe tashmë është korrigjuar në mënyrë të rregullt. Më poshtë gjenden të dhënat e sakta dhe të azhurnuara.
Institucioni ynë mbetet i hapur për çdo sqarim shtesë, vërejtje apo kërkesë që mund të keni.
Ju faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj të vazhdueshëm
Ladorishti















