Mela–Spahiu: Dibra dhe Peshkopia hapin kapitull të ri bashkëpunimi
Kryetari i Komunës së Dibrës, Fisnik Mela priti sot në një takim zyrtar Kryetarin e Bashkisë Peshkopi, Rahim Spahiu. Në fillim të takimit, Spahiu i uroi Kryetarit të Komunës suksese dhe një mandat të mbarë në detyrën e tij si Kryetar Komune.
Gjatë diskutimit, të dy drejtuesit ndanë pikëpamjet e tyre për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy komunave dhe për projektet që i lidhin ato. U theksua rëndësia e projektit “One Stop”, si dhe disa iniciativa të tjera të përbashkëta që synojnë rritjen e efikasitetit të shërbimeve publike dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve të të dyja komuniteteve.
Të dy palët ritheksuan gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin institucional dhe për të ndërmarrë hapa konkretë drejt zhvillimit të përbashkët.















