Wednesday, December 3, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiLulzim Nasufi: FENOMENI I KONTRATAVE FIKTIVE - PENGESË PËR DEMOKRACINË DHE ZHVILLIMIN...

Lulzim Nasufi: FENOMENI I KONTRATAVE FIKTIVE – PENGESË PËR DEMOKRACINË DHE ZHVILLIMIN EKONOMIK…!?

FENOMENI I KONTRATAVE FIKTIVE – PENGESË PËR DEMOKRACINË DHE ZHVILLIMIN EKONOMIK…!?

Kontratat fiktive, kaq shumë të përfolura kohët e fundit, minojnë funksionimin e sistemit, cenojnë drejtësinë e demokracinë dhe dëmtojnë zhvillimin e shoqërisë në çdo nivel.
Në një shoqëri që synon zhvillim të qëndrueshëm, këto praktika jo vetëm që pengojnë efikasitetin, por edhe rrënojnë besimin e ndërsjellë midis qytetarëve dhe institucioneve.

Kur komunat dhe institucionet publike lidhin marrëveshje fiktive me “punëtorë” që nuk paraqiten kurrë në punë, humb jo vetëm buxheti i qytetarëve, por edhe besimi ynë tek institucionet. Këto janë para të ndara nga taksat tona, ndërsa shërbimet për qytetarët mbeten të dobëta dhe infrastruktura në vendnumëro.

Ky model jo vetëm që krijon padrejtësi ndaj punëtorëve që punojnë me përgjegjësi, por kultivon kulturën e papërgjegjësisë dhe abuzimit ndaj qytetarëve.

Është koha të kërkojmë transparencë, kontroll të vërtetë dhe përgjegjësi ligjore. Paratë publike duhet të shkojnë për punë reale dhe për të mirën e përbashkët – jo për vende pune që ekzistojnë vetëm në letër.

Përveç dëmeve politike, pengesës së funksionimit të demokracisë dhe institucioneve si rezultat i blerjes së votës familjare në kohë fushatash, servilizmit ndaj udhëheqësit politik që kontrollon votuesit nëpërmjet parave publike – e të cilët më vonë nuk kanë asnjë mundësi të kërkojnë llogari apo të kritikojnë mospërgjegjësinë e tyre – ekzistojnë edhe shumë fenomene të tjera negative, si:

• DËM I DREJTËPËRSËDREJTË EKONOMIK – Paguhen rroga, kontribute dhe shpenzime të tjera për punëtorë që realisht nuk japin asnjë kontribut.

• ULJE E EFIKASITETIT TË INSTITUCIONEVE – Një pjesë e punëtorëve janë “në letër”, ndërsa realisht nuk punojnë; detyrat institucionale mbesin mangut ose kryhen me vonesë dhe cilësi të ulët.

• MBINGARKESË PËR PUNËTORËT REALË – Punëtorët që janë çdo ditë në vendin e punës mbajnë peshën e atyre që mungojnë. Kjo sjell lodhje, stres, ulje morali dhe ndjenjë padrejtësie.

• PËRHAPJE E KULTURËS SË PAPËRGJEGJËSISË – Kur dikush paguhet pa punuar, krijohet një standard i rremë: “nuk ka rëndësi angazhimi, rëndësi ka lidhja”.

• DOBËSIM I BESIMIT TEK INSTITUCIONET – Qytetarët humbasin besimin kur shohin se buxheti publik menaxhohet në mënyrë të padrejtë dhe joproduktive.

• PENGESË PËR ZHVILLIMIN SHOQËROR – Me buxhet të shpërdoruar dhe institucione joefikase, shoqëria humbet mundësinë për të investuar në projekte të dobishme: infrastrukturë, arsim, shëndetësi, teknologji, mirëqenie.

• NORMALIZIM I ABUZIMIT – Sa më gjatë të ekzistojnë këto praktika, aq më shumë normalizohen dhe kthehen në “kulturë pune”, të vështirë për t’u çrrënjosur më vonë.

Në thelb, problemi nuk është vetëm financiar për disa rroga ndaj dikujt; problemi është moral, politik, kulturor dhe strukturor.

#MODEL TJETËR PËR STRUGËN…
Lulzim Nasufi.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!