Wednesday, December 3, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniLimani, administratorëve: Jini të qetë, ju garantoj vendime të përhershme pune

Limani, administratorëve: Jini të qetë, ju garantoj vendime të përhershme pune

Limani, administratorëve: Jini të qetë, ju garantoj vendime të përhershme pune

“Punëtorë, kudo që jeni të sistemuar, punoni, flini dhe zhvilloni jetën tuaj të qetë, sepse ashtu si sigurova vendet tuaja, ashtu do t’ju garantoj edhe vendime të përhershme”.

Këtë përmes një postimi në rrjetet sociale e ka bërë të ditur ministri i politikës sociale, demografisë dhe rinisë, Fatmir Limani, duke bërë thirrje për qetësi deri te punëtorët e administratës dhe të gjithë të punësuarit në institucionet publike.

Më këtë qëndrim ai rithekson se pozitat e administratorëve janë të sigurta dhe nuk preken dhe se Qeveria do të vazhdojë të garantojë stabilitet dhe vendime të përhershme për ta.

Kjo deklaratë vjen në një periudhë kur shumë të punësuar, madje shprehin shqetësime për të ardhmen e tyre, si pasojë e ndryshimeve të fundit kadrovike dhe proceseve reformuese në administratë.
Por, ministri Limani, kuadër nga VLEN, duke ulur gjakrat, ka thënë se qëllimi i tij mbetet mbrojtja e të drejtave të punëtorëve dhe krijimi i një klime të qëndrueshme pune.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!