Wednesday, December 3, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniFetai në SHBA: Korrupsioni luftohet me të dhëna të sakta dhe institucione...

Fetai në SHBA: Korrupsioni luftohet me të dhëna të sakta dhe institucione të qëndrueshme (FOTO)

Fetai në SHBA: Korrupsioni luftohet me të dhëna të sakta dhe institucione të qëndrueshme

Zëvendëskryeministri për qeverisje të mirë, Arben Fetai në kuadër të vizitës që po realizon në SHBA, sot ka marrë pjesë në Konferencën globale për përdorimin e të dhënave në matjen e korrupsionit të mbajtur në Nju Jork.

Me këtë rast ai ka theksuar thelbin e qeverisjes së mirë: “fuqia e një shteti nuk qëndron te autoriteti që imponon, por te qëndrueshmëria, integriteti dhe hapja e plotë e institucioneve të tij”.

“Në New York në zemrën e rendit botëror ku standardet e transparencës dhe llogaridhënies janë ndërtuar dhe mbrojtur me dekada, riafirmova një parim që për mua është i patundshëm: shtetet e forta nuk maten me fuqinë që ushtrojnë, por me integritetin e institucioneve që i mbajnë. Në Konferencën globale për përdorimin e të dhënave në matjen e korrupsionit theksova thelbin e qeverisjes së mirë: fuqia e një shteti nuk qëndron te autoriteti që imponon, por te qëndrueshmëria, integriteti dhe hapja e plotë e institucioneve të tij”, shkruan Fetai në rrjetet sociale.

Korrupsioni, thekson ai, nuk luftohet me intuitë as me improvizim, por vetëm me të dhëna të sakta, me institucione të qëndrueshme, me sisteme që kërkojnë llogari pa kompromis dhe me një kontratë të sinqertë me qytetarët.

“Ne po ndërtojmë një arkitekturë institucionale që i reziston çdo presioni, që mbështetet mbi parime të palëkundura dhe që vendos një standard të ri të qeverisjes së mirë, më të drejtë, më transparente dhe më të përgjegjshme. Ecim përpara. Me integritet. Me vendosmëri. Me rezultate që flasin vetë”, ka nënvizuar Fetai.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!