Tuesday, December 2, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiLAJM I HIDHUR/ Ndërron jetë Amir Selimi nga Frëngova, ish kryetari i...

LAJM I HIDHUR/ Ndërron jetë Amir Selimi nga Frëngova, ish kryetari i SHKA” Dollia” dhe sportdashësi i futbollit

Ndërron jetë Amir Selimi në moshën 72-vjeçare

Ka ndërruar jetë në moshën 72-vjeçare Amir Selimi, një dashamirës i muzikës dhe sportit, i njohur për kontributin e tij të çmuar në jetën kulturore dhe sportive të zonës.

Amir Selimi ishte kryetar i Shoqërisë Artistike “Dollia”, ku dha një kontribut të jashtëzakonshëm në ruajtjen dhe promovimin e traditës sonë. Ai njihej gjithashtu si një punëtor i palodhur i Klubit Futbollistik “Flamurtari” Ladorisht, duke qenë gjithmonë i gatshëm të ndihmonte në çdo aktivitet kulturor e sportiv.

Puna dhe përkushtimi i tij do të kujtohen gjatë nga të gjithë ata që e njohën.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër, në orën 13:00, në varrezat e Frëngovës.

Ngushëllime të sinqerta familjes Selimi. Qoftë i paharruar kujtimi i tij.
(Struga Ekspres)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!