Sot pritet mot i ndryshueshëm me vranësira, me erë të dobët deri mesatare, kryesisht nga drejtimi jugor. Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, pasdite në disa lugina mund të shfaqet mjegull e lehtë. Nga fundi i ditës dhe gjatë natës do të ketë reshje të herëpashershme lokale të shiut. Temperatura minimale do të jetë nga -1 deri në 5 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 8 deri në 15 gradë Celsius.
Edhe në Shkup pritet mot kryesisht i vranët, me erë të dobët jugore. Temperatura minimale do të zbresë deri në 1 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 9 gradë Celsius.
Sinoptikët paralajmërojnë se, nën ndikimin e një serie valësh të lagështa ajrore, prej sot në orët e natës do të pasojë periudha me mot kryesisht të vranët dhe reshje të herëpashershme shiu, të cilat do të jenë më të dendura në pjesët perëndimore dhe jugore të vendit. Në disa prej zonave malore, reshjet e shiut pritet të kalojnë në borë. Temperaturat minimale kudo pritet të jenë pozitive.













