Wednesday, December 3, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniArben Taravari: Energjia e ASH-së është në maksimum

Arben Taravari: Energjia e ASH-së është në maksimum

Aleanca për Shqiptarët(ASH) mbajti një koktej me pjesëmarrjen e kryesisë së partisë, deputetëve, kryetarëve të shtabeve zgjedhore, kryetarëve të degëve, këshilltarëve dhe kandidatëve për kryetarë komunash.

“Energjia e Aleancës për Shqiptarët është në maksimum sepse kur motivi vjen nga populli gjithçka është më e thjeshtë.
Gëzuar nga kjo atmosferë festive që organizuam sonte për të paraprirë Festa edhe më të mëdha. Drejt më t’Mirës!”, theksoi kryetari i kësaj partie, Arben Taravari.

Gjatë takimit, siç thuhet “në komunikatën partiake drejtuesit e partisë uruan këshilltarët e sapozgjedhur, të cilët pritet të përfaqësojnë interesat e qytetarëve në institucionet lokale, duke theksuar rëndësinë e angazhimit dhe përgjegjësisë në detyrat që i presin.”

Përfaqësues të Aleancës për Shqiptarët më tej vlerësuan se “energjia brenda partisë është më e fortë se kurrë, duke nënvizuar se subjekt­i mbetet i bashkuar dhe i vendosur për të vazhduar punën drejt objektivave politike dhe programore.”(INA)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!