Aliu: Projekti për parkingun në Qendrën klinike të Shkupit është gati
Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu në emisionin “Pro vita” në TVM2 ka thënë se projekti për parkingun në Qendrën klinike në Shkup është gati dhe se të gjitha sfidat janë tejkaluar.
“Parikingu ka qenë një nga sfidat e para, është shumë i rëndësishëm jo në aspekt shëndetësor, por si aspekt infrastrukturor. Për këtë qëllim mendova se është sfida më e lehtë, por doli problem administrativ, u desh të bëhej elaborat, në aspekt administrativ gjithçka ka përfunduar dhe kishim zgjedhjet lokale. Por, të gjitha këto sfida tani i kemi kaluar”, tha Aliu.
Me drejtorin e ri të kompanisë që është pjesë e Qytetit të Shkupit, duhet të nënshkruhet bashkëpunimi dhe projekti është gati.
“Jam i sigurt se do të zgjidhet, tani ngelet implementimi i projektit”, tha ai.
Nesër vendimet e para të grupit të mjekëve në Tetovë
Ai ka dhënë lajmin e mirë se nesër në Tetovë do të jepen vendimet e para të grupit të mjekëve dhe çdo ditë do të vazhdohet në vendet siç thotë, “ku kanë përfunduar procedurat”.
“Gjithçka që kemi dhënë si premtim deri tani i qëndrojmë. Do të vazhdojmë të hapim mundësi për vende të reja pune, për mjek dhe personel teknik, sepse është nevojë shëndetësore dhe institucionale”, u shpreh Aliu.
Ai shton se ministria ka shumë probleme dhe aktivitete, por shërbimi shëndetësor duhet të jetë cilësor dhe në kohë.
“Angazhohemi që hap pas hapi të japim përgjigje”, ka thënë mes tjerash ministri Aliu.
Thotë se do kemi shëndetësi të decentralizuar që do jep shërbime madje me nevojat kompatibile me regjionet. “Në Kërçovë do bëhet një objekt nga e para, në një hapësirë tjetër fizike”, ka thënë mes tjerash ministri Aliu.













