NASUFI SHKËLQEN NË ZVICËR – FITORE E MADHE NË TURNEN “THE STORY”
Gjatë fundjavës në qytetin Aarau të Zvicrës, boksieri ynë Alim Nasufi tregoi edhe një herë nivelin e tij të lartë duke triumfuar në kategorinë 75 kg në turneun prestigjioz “The Story”. Përballë tij u gjend italiani i fortë dhe me eksperiencë, Francesco Anniceli.
Ndeshja u zhvillua me intensitet të madh për tre raunde, me shkëmbime të vazhdueshme goditjesh nga të dy sportistët. Megjithatë, momenti vendimtar erdhi në raundin e dytë, kur Nasufi arriti ta dërgonte kundërshtarin në dysheme me një KnockDown të pastër, duke marrë kontrollin e plotë të meçit.
Pas përfundimit të raundit të tretë, gjyqtarët e shpallën fitues me vendim unanim Alim Nasufin – një sukses i merituar dhe një tjetër dëshmi e talentit të tij.
Nasufi përfaqësoi denjësisht KB Sindi, nën drejtimin e trajnerëve Resmi Zhuta, ish-boksier i shquar i klubit, dhe Skender Jahiu, ish-boksier dhe ish-trajner i reprezentacionit të Maqedonisë, të cilët sot punojnë e jetojnë në Zvicër.
Falënderime të veçanta shkojnë për të gjithë të pranishmit që e mbështetën boksierin tonë, si dhe për sponsorët që kontribuan në këtë sukses:
Lilie Garage, BA Partner AG, EMBLA Hotel & Spa, Trim & Lum.
Një arritje e madhe për Alim Nasufin dhe edhe një faqe e re suksesi për sportin tonë!
Struga Ekspres















