Rruga “Isa Boletini” në zemër të Nju Jorkut/ Fetai: Një dëshmi e fuqishme e miqësisë së përhershme shqiptaro-amerikane
Zëvendëskryeministri për qeverisje të mirë, Arben Fetai ka vazhduar edhe sot me aktivitete dhe takime të rëndësishme në kuadër të vizitës në SHBA.
Me ftesë të kongresmenes amerikane Nicole Malliotakis, ai ka marr pjesë në ceremoninë e përurimit të rrugës që tashmë mban emrin e heroit tonë kombëtar, Isa Boletini mu në zemër të Nju Jorkut.
Ky akt, sipas zëvendëskryeministrit është një moment tejet kuptimplotë, një dëshmi e fuqishme e miqësisë së përhershme shqiptaro-amerikane dhe një homazh për kontributin e popullit tonë për liri.
Postimi i plotë i Fetait:
“Me ftesë të Kongresmenes amerikane Nicole Malliotakis, pata nderin e veçantë të marr pjesë në ceremoninë e përurimit të rrugës që tashmë mban emrin e heroit tonë kombëtar, Isa Boletini, mu në zemër të Neë York-ut. Ky është një moment tejet kuptimplotë, një dëshmi e fuqishme e miqësisë së përhershme shqiptaro-amerikane dhe një homazh për kontributin e popullit tonë për liri.
Përveçse nderon sakrificën, guximin dhe qëndresën e Isa Boletinit, ky akt bëhet amanet për brezat që vijnë se liria fitohet me gjak, por mbrohet dhe forcohet vetëm me unitet, punë dhe dinjitet.
Respekt dhe mirënjohje të pafund për diasporën tonë të mrekullueshme në Shtetet e Bashkuara, njerëz punëtorë, të ndershëm dhe krenarë që çdo ditë kontribuojnë për vendin që i mirëpriti, duke e mbajtur të gjallë lidhjen e pathyeshme me atdheun. Ju jeni ura jonë më e fortë me Amerikën, dhe ambasadorët më të denjë të kombit tonë”, ka thënë ai.























