Murtezani nis vizitën në Bruksel me takime të nivelit të lartë, BE konfirmon mbështetjen për integrimin e Maqedonisë
Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, e ka nisur vizitën e tij zyrtare në Bruksel me një takim me Ana-Marija Bura nga kabineti i kryetarit të Këshillit Evropian.
Gjatë takimit u diskutua për agjendën evropiane të Maqedonisë së Veriut, progresin e bërë në reformat prioritare, zbatimin e Planit për Rritje të BE-së si dhe harmonizimin e politikës së jashtme me atë të Bashkimit Evropian.
Murtezani informoi se nga ana e institucioneve të BE-së është konfirmuar mbështetja e fuqishme për procesin e integrimit evropian të vendit, duke theksuar se ekziston vullnet dhe angazhim i përbashkët për ruajtjen e dinamikës pozitive në procesin negociues.













