Friday, November 28, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniMurtezani: Suedia, aleat i palëkundur në rrugën europiane të Maqedonisë së Veriut

Murtezani: Suedia, aleat i palëkundur në rrugën europiane të Maqedonisë së Veriut

Murtezani: Suedia, aleat i palëkundur në rrugën europiane të Maqedonisë së Veriut

Ministri për Çështje Europiane, Orhan Murtezani, ka pritur sot homologen e tij suedeze, ministren për Çështje Evropiane, Jesika Rozenkranc.
Takimi u zhvillua në frymë miqësore dhe bashkëpunuese, ku u diskutua hapur për procesin e integrimit evropian, reformat që shtyjnë përpara këtë rrugëtim dhe mënyrën se si Maqedonia e Veriut i përmbush detyrimet e saj nga kriteret e Kopenhagës.

Murtezani dhe Rozenkranc konfirmuan qëndrimin e përbashkët se zgjerimi i Bashkimit Evropian duhet të mbetet i bazuar në merita dhe në qasje të drejtë, duke theksuar rëndësinë e kësaj për besimin në Union dhe për stabilitetin evropian.

Ministri Murtezani shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Suedisë, e cila përmes ASNNZH-së dhe programeve shumëvjeçare ka kontribuar në avancimin e demokracisë, sundimit të ligjit, barazisë gjinore, politikave të gjelbra dhe forcimin e kapaciteteve institucionale.

Ai nënvizoi se Maqedonia e Veriut dhe Suedia do të vazhdojnë si partnerë, me vizion të qartë për një Evropë më stabile, të bashkuar dhe të fuqishme, në të cilën vendi ynë e ka vendin e tij.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!