Friday, November 28, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiKryetari i Strugës, Mendi Qyra sot për 28 Nëntor zhvilloi homazhe në...

Kryetari i Strugës, Mendi Qyra sot për 28 Nëntor zhvilloi homazhe në varrin e Nuri Mazarit-Komandant Struga, Qazim Bej Vlorës, Nuri Sojliut, në përmendoren e Nënë Terezës dhe Ibrahim Temos, viziton shtëpinë e dr. Murteza Ali Struga (FOTO)

Nderime për 28 Nëntorin në Strugë

Me rastin e Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë, Kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, së bashku me Konsullin e Përgjithshëm të Shqipërisë në Strugë Z. Petrit Musaj, kabinetin dhe shefat e sektorëve, zhvilluan homazhe në disa prej vendeve më të rëndësishme historike të qytetit.

Ceremonia nisi te varri i Qazim Bej Vlorës, djalit të Ismail Qemalit, dhe ai i Nuri Sojliut, një kujtesë e fuqishme e lidhjeve të thella historike ndërshqiptare dhe e figurave që kanë kontribuar në kauzën kombëtare.

Në nder të Komandant Strugës, Nuri Mazarit, homazhe u bënë dhe në Dollogozhdë ku u theksua se amaneti i Komandant Strugës dhe i gjithë atyre që sakrifikuan, duhet çuar përpara përmes punës së ndershme dhe përkushtimit të çdo shqiptari.

Nderime dhe buqeta me lule u vendosën edhe te përmendoret e Nënë Terezës dhe Ibrahim Temos, si dhe te pllakat përkujtimore në shtëpinë ku lindi Temo dhe në shtëpinë e Dr. Murteza Ali Struga. Këto figura të mëdha kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë, humanizmin dhe identitetin tonë kombëtar.

Me këtë ceremoni, Komuna e Strugës riafirmon përkushtimin për të ruajtur, nderuar dhe promovuar vlerat historike, kulturore dhe kombëtare që na bashkojnë dhe na udhëheqin drejt së ardhmes.

Komuna e Strugës


———
🇦🇱 Одбележување на 28 Ноември во Струга

По повод Денот на Знамето и независноста на Албанија, градоначалникот на Општина Струга, Менди Ќура, заедно со Генералниот конзул на Република Албанија во Струга, како и со кабинетот и раководителите на секторите, положија цвеќе и оддадоа почит на неколку значајни историски локалитети во градот.

Церемонијата започна кај гробот на Ќазим беј Влора, синот на Исмаил Ќемал, и Нури Сојлиу, како силен потсетник на длабоките историски врски и братството меѓу Албанците.

Потоа беа положени венци и оддадени почести и на гробот на Командант Струга, Нури Мазар од Долгожда, каде што беше потенцирано дека Албанците треба да го исполнат неговиот аманет да го дадат најдоброто во сè што прават.

Почит беше оддадена и пред споменикот на Мајка Тереза и оној на Ибрахим Темо, како и пред спомен-плочите во куќите каде што се родиле Ибрахим Темо и Др. Муртезан Али Струга, личности кои оставиле неизбришлива трага во нашата историја, хуманизам и национален идентитет.

Општина Струга уште еднаш го потврдува својот завет: да ги зачува, почитува и промовира историските и културните вредности што нè обединуваат.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!