Gashi për ndryshimet kushtetuese: Është temë e nxehtë, por ka sinjale pozitive
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi në emisionin “1+1” në TVM2 ka thënë ka folur edhe rreth ndryshimeve kushtetuese i cili pranon se është një temë e nxehtë dhe se duhet kujdesur për procesin.
“Është një temë e shumë e nxehtë, na mundon të gjithëve, nuk mund të largohet nga agjenda e prioriteteve të shqiptarëve po dhe qytetarëve. Kryeministri potencoi se askush nuk duhet të ketë dilemë se a po shkojmë drejt BE-së. Po krijohet një hapësirë e re mes Maqedonisë, Brukselit e Bullgarisë. Kemi pasur një frekuentim të shtuar të vizitave kohë e fundit të cilët duan Maqedoninë e Veriut ta shohin në BE”, tha Gashi.
Ai mendon se ka gatishmëri, sinjale pozitive dhe siç shton, “nuk ka asnjë arsye politike përveç deklarimeve të partisë në pushtet VMRO-DPMNE që i dimë dhe i thotë qëndrimet e saja publikisht”.
“Ne duhet të kujdesemi për procesin, euroskepticizmi po rritet te qytetarët, jemi në një betejë me kohën. Pra nuk kemi kohë aspak, duhet të bëjmë çmos që të mos na ikin të rinjtë”, ka thënë Gashi.
Se a pret zgjerim të shumicës parlamentare, ai me konstatim se kjo nuk varet prej tij.
“Nuk varet prej meje, nuk janë në sferën time të punës. Pozita e kryetarit nuk më lejon këtë, ato zhvillohen në nivele tjera. Mundohem ta bëj detyrën që më është caktuar që të jem sa më larg politikës ditore dhe të reflektojë neutralitet nga aspekti partiak”, ka thënë Gashi.













