Thursday, November 27, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniVLEN: Ekonomia po merr formë me Besar Durmishin në krye

VLEN: Ekonomia po merr formë me Besar Durmishin në krye

VLEN: Ekonomia po merr formë me Besar Durmishin në krye

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi vazhdon me lajme të mira. Janë 107 kompani dhe 37 startup-e që së fundmi krijojnë 265 vende të reja pune me mbështetjen e BE-së.

Me një rritje mesatare prej 30% për kompanitë e mbështetura, 5 akseleratorë rajonalë funksionalë dhe mbi 9 milionë euro investime të reja në ekonominë lokale, po hapet një kapitull i ri i zhvillimit të ekonomisë me në krye ministrin Durmishi.

Ky projekt nuk zhvillon vetëm biznesin, por edhe një model të ri të ekonomisë, që nxit inovacionin, praktikat e gjelbra, prodhimin modern dhe agroteknologjinë, krijon rritje ekonomike, inovacion dhe perspektivë evropiane!
Ko është uverturë e progresit, lulëzimit të ekonomisë, rrugës drejt një ekonomie të fortë dhe të drejtë, ku çdo qytetar bëhet krijues i së ardhmes së vet.
VLEN vlerëson angazhimin e ministrit Durmishi i cili me vizionin dhe elanin e tij të punës po e kthen mbështetjen për ekonominë në një politikë konkrete që prek jetën e mijëra qytetarëve. Këto politika janë dëshmi se VLEN po ndërton një ekonomi moderne dhe gjithëpërfshirëse, ku çdo vend pune dhe çdo investim në dije e teknologji është investim në të ardhmen e vendit.

Ndryshimi tashmë është i dukshëm: një ekonomi më e fortë dhe më konkurruese po merr formë, duke garantuar perspektivë për qytetarët dhe zhvillim të qëndrueshëm për gjeneratat që vijnë.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!