Sot moti është me reshje shiu, të cilat do të jenë më të theksuara në rajonet lindore të vendit. Në zonat malore më të larta reshjet do të shfaqen në formë dëbore. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga verilindja. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga 3 deri në 8 gradë, ndërsa ato ditore do të arrijnë nga 6 deri në 11 gradë Celsius.
Edhe në Shkup do të mbajë mot kryesisht i vranët me reshje të herëpashershme shiu. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të zbresë në 5 gradë, ndërsa ajo maksimale do të ngjitet deri në 9 gradë Celsius.













