Thursday, November 27, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeOpinionKur drejtësia hesht, është koha që ne të veprojmë

Kur drejtësia hesht, është koha që ne të veprojmë

Kur drejtësia hesht, është koha që ne të veprojmë!

Ashtu si unë, edhe të gjithë ju e njohim fort mirë Dr Muhamed Asanin, një mjek i dedikuar sakrifice ndaj secilit pacient që kurrë nuk dalloi moshë, ngjyrë, nacionalitet apo etnicitet, siç bëhet çdo ditë nga të tjerë, por gjithmonë vajti përtej mundësive për të ndihmuar madje me buzëqeshje në fytyrë!

Një mjek si Dr. Muhamed Asani është një gjerdan krenarie që i tillë do shquhet gjithmonë, me secilën sakrificë, me secilin mund, me secilën lodhje por kurrë dorëzim – as tani, ne bashkë krah tij nuk dorëzohemi!

Ky ‘vendim’ plagos rëndë secilën prej nesh, plagos të djeshmen, të tashmen dhe të nesërmen, sepse jam e bindur që të paktën njëherë i jeni drejtuar për ndihmë Dr Muhamedit dhe Dr Blertonit, dhe jam e bindur që të dy kanë qënë në dispozicionin më të gatshëm të ndihmojnë, në çdo mënyrë! E sot, a është kjo mënyra që do lejojmë t’i shpërblehet?!
Unë nuk jam dakord!

Këtu nuk vjen era drejtësi, vjen era mashtrim, vjen era korrupsion, vjen era parapërgaditje – si një shfaqje me kukulla ku ky ‘zotëri gjykatësi’ po udhëhiqet nga të tjerë që rrinë nën hije!
Më thoni, ç’drejtsi na qenka kjo, ku vendimi u shpreh i hapur shumë më para se sa të ishte i ‘marrë’, apo vendimi ishte caktuar paraprakisht nga individ që duan të kënaqin interesat personale!
Thjesht çmenduri!

Ndaj gjykatës dhe çdokujt që i lexon këto fjalë, për këtë ‘vendim’ po ju drejtohem vetëm me këto fjalë:

„TURP! Po na hapni plagë të madhe në mjeksi, po na jepni humbje ku ndër vite jemi lutur për mjek si Dr Muhamed Asani, mjek që shpëtojnë, që ndihmojnë, që qëndrojnë pran dhe japin gjithçka nga vetja – Dr Asani është i tillë!
Po na vrisni me padrejtësinë tuaj dhe po na vendosni jetët në rrezik të gjithë ne zonjave dhe zonjushave që e dimë se Dr Asani është i PAZËVENDËSUESHËM!“

Për 1 ‘zonjë’ që ia shpëtoi jetën, të jetë pran fëmijës së saj, të marrë frymë dhe të jetoj, po vihen tashmë në rrezik jetët tona që nga të moshuar dhe deri tek më të rinjtë!
Sepse unë nisem nga vetja kur them, Dr Muhamedi dhe Dr Blertoni janë profesionistët më të besueshëm dhe më të përgaditur që në Gjinekologjinë e Strugës duhet të jemi krenar ti kemi! Jam e bindur që ashtu me qetësi, me buzëqeshje, sa do të shqetësuar por pa na e bërë të ditur, arritën gjithmonë të vetmit këto mjek të shërojnë, ashtu si mua, ashtu kanë shëruar edhe dikë tuajin ose ju vet!

Familjes së Doktor Asanit dhe vetë Doktor Muhamed Asanit, do kisha dashur t’ju drejtohem me respektin më të madh, me sinqeritetin më të lartë, dhe me mirënjohjen më të madhe me këto fjalë:

“Ky nuk është fundi, por fillimi kundër një beteje me mashtrues, me të korruptuar, me dirigjent të përgaditur, gjykatës me skenar! Por gjithmonë bashk e vërteta do brohoras, ne jemi me Dr Asanin!
Dr Asani është shpresë për humanitet, për mirësi, për ndihmë të papërshkruar!
Njëlloj siç ai ka përkrahur, ndihmuar dhe shpëtuar qindra e mijëra njerëz, ashtu sot të gjithë ne do jemi provë që frymon se DR ASANI meriton drejtësi të drejtë dhe jo të stisur!”

Drejtësi për Dr Muhamed Asanin!
#MeDrAsanin

Zimrisha Kupa

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!