Thursday, November 27, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeOpinionLindim Etemi: Unë sot ngre zërin për dr.Muhamet Asanin, doktori që para...

Lindim Etemi: Unë sot ngre zërin për dr.Muhamet Asanin, doktori që para një jave shpëtoi jetën e mbesës sime dhe foshnjës së saj!

Sot dua të flas me zë të lartë, me zemër të hapur dhe me mirënjohje të pafundme për një njeri që ka prekur jetët e mijëra familjeve, doktor Muhamet Asanin. Për mua, për familjen time dhe për shumë të tjerë, ai nuk është vetëm mjek. Ai është shpresë. Është dritë. Është me duar të arta që sjellin jetë aty ku ka frikë dhe pasiguri.

Më 15 nëntor, ai shpëtoi jetën e mbesës sime.
Me profesionalizëm, qetësi dhe përkushtim, ai e solli në jetë një fëmijë të shëndetshëm e të bukur, duke na dhënë gëzimin më të madh që një familje mund të marrë. Aty ku shumë të tjerë do kishin humbur kontrollin, ai qëndroi i palëkundur, ashtu siç ka qenë gjithmonë.
Mbesa ime sot e ka fêmijën e saj në krahët e saj!

Në kohët më të vështira, në periudhën e pandemisë, kur frika kishte mbërthyer botën dhe shumë dyer ishin mbyllur, ai nuk u dorëzua kurrë. Ai qëndroi pranë njerëzve, pranë nënave, fëmijëve, familjeve që kishin nevojë për mbështetje. Kam parë me sytë e mi se sa shumë jetë ka prekur. Kam dëgjuar qindra histori shprese, mirënjohjeje dhe shpëtimi nga njerëz që i detyrohen atij më shumë se sa mund të përshkruajnë me fjalë.

Për mua, për ne, doktor Muhamet Asani është një njeri që punon me zemër. Një njeri që e ka kthyer profesionin në një mision human. Një njeri që çdo ditë tregon se humanizmi dhe profesionalizmi ecin dorë për dore.

Unë e di çfarë ka bërë ai për familjen time. E di sa shumë mirësi ka lënë pas. E di sa shumë jetë ka shpëtuar. Dhe dua që kjo të dëgjohet.

Doktori është dhe mbetet njeri i madh, njeri i mirë, njeri që jep jetë. Doktori nuk e ka vendin në burg, ai e ka vendin në punë, aty ku ka shpëtuar dhe vazhdon të shpëtojë jetë.

Le të flasin faktet, le të flasin fëmijët që ai ka sjellë në jetë, nënat që ka mbajtur për dore, familjet që ka shpëtuar nga tragjedia. Aty është e vërteta e tij.

Me respekt, mirënjohje dhe zemër që rreh fort për drejtësinë dhe të vërtetën, unë ngre zërin për doktor Muhamet Asanin, një njeri që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në komunitetin tonë dhe në zemrat tona.

Dhe unë pyes me gjithë shpirtin tim!
Ai që shpëtoi jetën e një gruaje… ai që solli në jetë një fëmijë të shëndetshëm… ai që ka ndihmuar mijëra të tjerë, meriton burgun tani?

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!