Wednesday, November 26, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniFetai: Shoqëria civile nuk është dekor i demokracisë, por zemra e saj

Fetai: Shoqëria civile nuk është dekor i demokracisë, por zemra e saj

Fetai: Shoqëria civile nuk është dekor i demokracisë, por zemra e saj

Zëvendëskryeministri për qeverisje të mirë, Arben Fetai sot ka marrë pjesë në Forumin nacional “Bashkëpunimi i qeverisë dhe Shoqërisë civile”, ku dhjetëra organizata dhe institucione diskutuan për arsimin, politikat sociale, mjedisin, transparencën dhe modelet e reja të partneritetit.

“Në fjalën time theksova një parim që nuk ndryshon: shoqëria civile nuk është dekor i demokracisë, por zemra e saj. Dhe Qeveria jonë e ka marrë seriozisht detyrimin për ta kthyer këtë raport në standard, jo në protokoll”, ka thënë Fetai.

Ai thotë se si qeveri kanë vendosur mekanizma të rinj kundër korrupsionit, kemi ringjallur siç thotë, Këshillin për bashkëpunim Qeveri – Shoqëri civile, kemi avancuar transparencën dhe kemi ndërtuar bazat e llogaridhënies së prekshme”.

“Por kjo punë ka kuptim vetëm nëse vazhdon me kritika, kërkesa dhe propozime të hapura nga sektori civil. Dyert mbeten të hapura. Një Qeveri që bashkëpunon me shoqërinë civile është një shtet që i shërben qytetarëve”, ka nënvizuar zëvendëskryeministri Fetai.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!