Gashi: Europa ndërtohet këtu, në institucionet tona
Në Parlament zhvillua me përkushtim të veçantë Konferenca e 8-të Plenare e Konventës Kombëtare për BE, një forum i rëndësishëm që bashkon institucionet, ekspertët dhe partnerët ndërkombëtarë për të diskutuar mbi reformat përtej retorikës politike.
Kryeparlamentari Afrim Gashi, në fjalën e tij, theksoi se e ardhmja e vendit është në Bashkimin Europian dhe se ky proces nuk matet me kritika apo deklarata politike, por me punë konkrete, dialog dhe cilësi reformash. Ai nënvizoi nevojën për më shumë kulturë politike, transparencë dhe konsensus, duke shtuar se Europa ndërtohet këtu, në institucionet dhe vendimet tona.
Gashi shprehu mirënjohje për organizatat dhe shtetet partnere që kontribuuan në këtë ngjarje, si dhe për të gjithë pjesëmarrësit që sollën ide dhe vizion për të ardhmen europiane të vendit.













