Sot pritet mot me diell dhe vranësira të ndryshueshme. Në rajonet perëndimore të vendit do të ketë reshje të përkohshme shiu.
Do të fryjë erë mesatare deri në të fortë nga drejtimi jugor. Temperaturat minimale do të jenë nga -1 deri në 6 gradë, ndërsa ato maksimale do të lëvizin prej 10 deri në 16 gradë Celsius.
Edhe në Shkup dhe rrethina moti do të jetë i ngjashëm, me diell dhe vranësira të ndryshueshme. Do të fryjë erë mesatare, e cila në disa pjesë të luginës mund të jetë më e fortë dhe do të vijë nga juglindja.
Temperatura minimale në Shkup do të zbresë në 2 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë 13 gradë Celsius.













