Tuesday, November 25, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniKallëzim penal kundër Fatmir Deharit, ish-kryetarit të Komunës së Kërçovës për “punë...

Kallëzim penal kundër Fatmir Deharit, ish-kryetarit të Komunës së Kërçovës për “punë të pandërgjegjshme në detyrë”

Kallëzim penal kundër ish-kryetarit të Komunës së Kërçovës për “punë të pandërgjegjshme në detyrë”

NJPB Kërçovë ka ngritur kallëzim penal ndaj F.D. (51) nga fshati Sërbicë i Kërçovës, i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale “punë e pandërgjegjshme në detyrë”, e sanksionuar nga neni 353 i Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Sipas Prokurorisë, i denoncuari, në cilësinë e kryetarit të Komunës së Kërçovës, ka vepruar në kundërshtim me detyrimet ligjore të përcaktuara në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale dhe Ligjin për Zjarrfikje. Dyshohet se gjatë ushtrimit të kompetencave të tij zyrtare, ai ka treguar neglizhencë të vazhdueshme në menaxhimin e Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve në Kërçovë.

Prokuroria njofton se që nga viti 2016, ish-kryetari ka lidhur kontrata punësimi me persona të caktuar në Njësinë e Zjarrfikësve, por pas skadimit të kontratave njëvjeçare, nuk ka kryer mbikëqyrjen e paraparë me ligj dhe nuk ka ndërmarrë veprimet e domosdoshme për ndërprerjen e tyre. Për pasojë, personat e punësuar nuk kanë përfituar certifikatën e detyrueshme profesionale për kualifikim si zjarrfikës, e cila duhet të lëshohet nga organet shtetërore kompetente.

Sipas kallëzimit penal, veprimet e tilla kanë shkaktuar dëme në funksionimin e shërbimit publik dhe paraqesin shkelje të rëndë të përgjegjësive zyrtare.

Rasti i kaluar tashmë në procedurë të mëtejshme, ndërsa Prokuroria paralajmëron se hetimet do të vazhdojnë deri në zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave.
________________________________________

Krivična prijava protiv poранешниот градоначалnik на Општина Кичево за „нессовесно работење во службата“

НЈО Кичево поднесе кривична пријава против Ф.Д. (51) од кичевското село Србица, кој се сомничи за кривичното дело „нессовесно работење во службата“ по член 353 од Кривичниот законик на Република Северна Македонија.

Според Обвинителството, пријавениот, во својство на градоначалник на Општина Кичево, постапувал спротивно на законските обврски предвидени со Законот за локална самоуправа и Законот за пожарникарство. Се сомничи дека при вршењето на службените овластувања покажал континуирана негрижа во управувањето со Територијалната противпожарна единица – Кичево.

Обвинителството соопшти дека од 2016 година поранешниот градоначалник склучувал договори за вработување со одредени лица во пожарникарската единица, но по истекот на едногодишните договори не ја спровел потребната контрола и не ги презел законските дејствија за нивно раскинување. Како последица, вработените не добиле соодветна професионална сертификција за пожарникари, која задолжително ја издава надлежен државен орган.

Според кривичната пријава, ваквото постапување предизвикало штета во функционирањето на јавната служба и претставува сериозно прекршување на службената должност.

Случајот е проследен во натамошна постапка, а Обвинителството најави дека истрагата ќе продолжи додека целосно не се расветлат сите околности.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!