Tuesday, November 25, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiBDI-Strugë i kundërpërgjigjet Mendi Qyrës: Politika e juaj e "re" është vazhdimësi...

BDI-Strugë i kundërpërgjigjet Mendi Qyrës: Politika e juaj e “re” është vazhdimësi e politikës së vjetër

Politika juaj e “re” është vazhdimsi e politikës së vjetër

Është ironike dhe në fakt shqetësuese që pushteti aktual tenton t’i mbulojë dështimet e veta duke folur për “institucione të lëna pas dore”.

Të gjithë e dinë se kush i ka udhëhequr këto institucione gjatë këtyre dy viteve të fundit. Nëse gjendja e tyre është e mjerueshme, kjo është pasojë e qeverisjes së tyre, jo e dikujt tjetër.

Të flasësh për kulturë ndërkohë që asnjë hap konkret nuk është ndërmarrë për t’i ringjallur sallat, qendrat kulturore apo hapësirat publike, është thjesht propagandë. Në vend që të adresojnë problemin, fajësojnë këdo përveç vetvetes.
Largimi i opozitës nga seanca e Këshillit Komunal nuk ishte as kapriço, as improvizim politik.

Ishte një qëndrim i domosdoshëm ndaj arrogancës së papranueshme që u shfaq në institucionin më të lartë vendimmarrës të qytetit.

Kur një nga këshilltarët e pushtetit del hapur dhe thotë:
“Ne vendosim, jo ju”,
atëherë bëhet e qartë se ata nuk e shohin Këshillin si vend demokracie, por si pronë të tyre private.

Pikërisht për këtë arsye opozita u largua sepse nuk mund të jetë fasadë e një procesi ku vendimet merren me mendjemadhësi, jo me vota; me nënçmim, jo me argument; me arrogancë, jo me dialog.
Kjo nuk është qeverisje.
Kjo është sjellje e një pushteti të frikësuar nga kontrolli, e një shumice që harron se këshilltarët e opozitës nuk janë aty me lejen e tyre, por me votën e qytetarëve.

Nëse pushteti kërkon bashkëpunim, duhet të fillojë me respekt.
Nëse kërkon dialog, duhet të fillojë me barazi.
Dhe nëse kërkon stabilitet, duhet të heqë dorë nga mentaliteti:
“Vendosim vetëm ne.”

Opozita nuk është dekor.
Opozita është zëri i qytetarëve që mendon ndryshe, dhe ky zë nuk do të heshtet me arrogancë, provokime apo shprehje nënçmuese.

Politika juaj e re është dorë e zgjatur për politikën tonë të vjetër me votimin e rebalancit tuaj.

Qytarët shumë shpejt do kuptojn realitetin tuaj.

BDI – Dega Strugë

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!