Zëvendësministri Hoxha: Menaxhimi i qëndrueshëm i ujërave, prioritet strategjik për vendin
Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Albrim Hoxha mori pjesë në hapjen e projektit në kuadër të aktiviteteve të para të “Ditëve të Vardarit”, ku më shumë se 100 përfaqësues të institucioneve, organizatave qytetare dhe institucioneve shkencore u bashkuan në sesionin qendror.
Ngjarja u organizua me qëllim nxitjen e diskutimit dhe përfshirjen e gjitha palëve të interesuara në mbrojtjen dhe menaxhimin e qëndrueshëm të pellgut të lumit Vardar.
“Uji është themeli i jetës dhe i bujqësisë, prandaj menaxhimi i qëndrueshëm i burimeve ujore është prioritet strategjik për vendin. Politikat tona, të bazuara në të dhëna të sakta, synojnë krijimin e një sistemi modern për menaxhimin e pellgut të lumit Vardar, një strategji afatgjatë për sigurinë e burimeve ujore dhe bujqësi të qëndrueshme. Si ministri, mbetemi të përkushtuar ndaj zhvillimit të një bujqësie konkurruese dhe të qëndrueshme me perspektivë për gjeneratat e ardhshme. Bujqësia duhet të jetë pjesë e zgjidhjes dhe jo e problemit”, theksoi zëvendësministri Hoxha.
Programi për menaxhim, shfrytëzim dhe mbrojtje të ujërave është mbështetur nga Qeveria e Zvicrës – Embassy of Sëitzerland in North Macedonia, nën patronazhin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dhe Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.
Programi zbatohet nga konsorciumi Skat Consulting Ltd. dhe PointPro Consulting.













